Njoftohen bujqit e komunës së Vitisë, të cilët janë të interesuar për të aplikuar në grantet e Ministrisë së Bujqësisë, se aplikimi ka filluar nga data 25 shkurt dhe do të jetë i hapur deri më 5 prill 2016.
Të interesuarit për aplikim, mund të lajmërohen në zyrat e Drejtorisë komunale të Bujqësisë në Viti, ku mund të njoftohen me plotësimin e aplikacioneve.


