Familjarët e Liridon (Halim) Imerit, nga Smira, kanë përgënjeshtruar lajmin e postuar sot në disa portale, për kinse vdekjen e tij. Besnik Imeri, i tha portalit tonë se djali i axhës së tij, Liridoni është shëndosh e mirë dhe nuk është e vërtetë ajo që shkruajnë portalet. Sipas tij, madje Liridoni as akdident nuk ka pasur fare. Ndryshe, disa portale kanë shkruar se Liridoni ka humbur jetën mbrëmë në aksident trafiku në aksin Gjenevë-Lozanë.


