Siç na ka shkruar i ngarkuari për kontakt me administratorët e portalit , Ramadan Rrahmani, në këtë takim është diskutuar mundësia e organizimit të një kokteji me përfaqësues të firmave dhe me njerëz eminent në këtë vend, me qëllim të informimit më të drejtpërdrejtë për punën e kryesisë së Smirës në Zvicër, rreth funksionimit të faqes së internetit arkiva.fshatismire.com, si dhe rreth planeve për të ardhmen.
Sipas tij, data e këtij tubimi do të caktohet posa të gjendet termini për rezervimin e ndonjë salle të përshtatshme për këtë qëllim.
Ndryshe, smirasit që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, kohë më parë kanë zgjedhur përfaqësuesit e tyre që do të marrin barrën e organizimit dhe udhëheqjes së aktiviteteve në diasporë si dhe vendosjen e lidhjeve më të fuqishme me vendlindjen. /fshatismire.com/

