Nxënësit e Shkollës “Dëshmorët e 5 Prillit ” në Smirë, në prag të festave të fundvitit kanë menduar t’i gëzojnë edhe fëmijët dhe familjet që nuk i kanë kushtet e mira të jetës. Përmes aktivitetit humanitar me moton “Të festojmë të gjithë të lumtur “, ata kanë sjellë ushqime të gatuara nëpër shtëpitë e tyre dhe të njejtat i kanë shitur në shkollë.
Mjetet e grumbulluara gjatë këtij aktiviteti Këshilli i Nxënësve ka vendosur t’i dhurojë për tri familje në nevojë, kështu që edhe fëmijët e tyre të ndihen të lumtur për festën e Vitit të Ri 2019.
Aktiviteti u zhvillua në dy ndërrimet e mësimit. Në aktivitet kontribuan të gjithë nxënësit, drejtori, mësimdhënësit e po ashtu edhe komuniteti i fshatit.


