Shkruan:  Bashkim Hasani

 

Përsëri stina e dimrit na befason !

Gjithmonë, këtë shprehje e përdorë institucioni i komunës me rastin e reshjeve të borës dhe bllokimin e rrugëve dhe kaosin e shkaktuar si neglizhencë dhe papërgjegjësi profesionale, apo mos është më mirë të thuhet ‘hajt se qytetari i Vitisë e duron edhe kete siklet’, ngase është mësuar edhe me keqpërdorime të detyrës zyrtare.

kryetar i komunës se Vitisë, vetëm mos na thuaj që ‘komuna nuk ka buxhet’ , apo, ‘ende jemi në fazen e prokurimit dhe përzgjedhjes së kompanisë kontraktuese, me qëllim te mirëmbajtjes verore dhe dimerore te rrugeve ne teritorin e komunës së Vitise’. Unë e kuptoj, ashtu edhe është ,por qytetari i Vitisë, e sidomos ai që jeton në fshatra malore ka nevojë emergjente që të ketë rrugën e pastruar, që të ketë mundësi të furnizohet me ushqim e ujë , që të ketë mundësi të bartë lirshëm familjarin e sëmure me grip, që tanimë dihet gati sa nuk është shpallur si epidemi.

Sqarim për opinion

Ne vitin kalendarik  dhjetor 2015 e deri dhjetor 2016 komuna ka kontraktuar kompaninë  për mirëmbajtjen dhe pastrimin e borës dhe jo vetëm. Tani në janar, po këtë qeveri si duket e ka zënë në befasi ngase ende nuk ka një kompani zyrtare të kontraktuar edhe pse e shpërblyer është po e njejta kompani që ka pas kontratë me komunën  për vitin paraprak. Prandaj ju lutem që të ndërmerrni masa urgjente duke e aktivizuar të gjithë mekanizmin emergjent, ngase edhe është situatë e tillë dhe normal të jepni sqarime dhe llogari para qytetarëve se pse gjithë kjo katrahurë dhe rrezik i përgjithshëm i qytetarëve në këto dy ditë dimri? (Ama veq mos u arsyeto me thënjen se ‘ende kemi reshje bore’). Ju si institucioni i vetëm përgjegjës ende nuk keni një kompani të kontraktuar për të kryer detyrat, pranjdaj ju lutem shpjegoni qytetarëve për  këtë papërgjegjësi profesionale dhe morale edhe pse ka gati 30 ditë që të gjitha institucionet metereologjike reklamojnë  që do të kemi një dimër të vështirë dhe me reshje të shumta.

Bashkim Hasani, anëtar i kryesisë së AAK-së dega në Viti.

Leave A Reply