Smiras nga Gjeneva dhe kantone tjera zvicerane, por edhe të ardhur nga Franca,  Gjermania e Anglia,  kanë marrë pjesë në  festën e tyre tradionale.   Enkas për këtë takim ka shkuar edhe kryetari i Shoqatës ‘Smira Dardane’, me seli në Shkup, Zijadin Sylejmani.  Përvec argëtimit me këngë e valle dhe me lojën shpërblyese, u shtrua edhe Darka smirase me ushqime që i kanë sjellë vet pjesëmarrësit. Kurse, aty nisi edhe mbledhja e fondeve për ndërtimin e një shtëpie solidare në Smirë. Ky ishte takimi 7 me radhë që organizohet nga Shoqata “Smira”, me  seli në Gjenevë.

Leave A Reply