Drejtoria e Bujqësisë e Vitisë ka bërë të ditur se në kuadër të masave operative për mbrojtjen e pyjeve do t`i mbyllë me ekskavator rrugët hyrëse për në pyjet publike.

Drejtoria e Bujqësisë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë një aksion për parandalimin e transportimit pa leje të drunjve. Me këtë rast në fshatin Sllatinë e Epërme është konfiskuar një automjet transportues me dru.

Veton Ademi, drejtor i Bujqësisë, deklaron se lokalitetet, të cilat janë potencialisht më të rrezikuara është fshati Letnicë dhe Gryka e Anamoravës. Ndaj për këtë ata kanë pasur patrullime të përbashkëta polici- roja pylli. /rtviliria/

Leave A Reply