Qeveria e Kosovës ka shpallur të dështuar seancën inauguruese për kryetarin e Mitrovicës veriore dhe ka marrë vendim që kjo komunë të shkoj në zgjedhje të reja për kryetar. “Në seancën inauguruese të së shtunës, Kryetari i zgjedhur i komunës së Mitrovicës Veriore ka dështuar të japë betimin para anëtarëve të Kuvendit të Komunës”, thuhet në raportin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit.
Më tej, thuhet se me këtë raport do të njoftohet edhe Presidentja e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve për shpalljen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Mitrovicës Veriore, ashtu siç parashihet me legjislacionin e zbatueshëm të Republikës së Kosovës.

