-Anëtarët që i vunë themelet e kësaj shoqërie dhe që dhanë kontribut të çmueshëm dhe të pashoq në aspektin artistik, por edhe në udhëheqje, janë: Vebi Azizi, Agush Agushi, Fevzi Fejzullahu,Ymerli Sylejmani, Hamdi Rexhepi etj.
Programi i kësaj shoqërie u prit mjaft mirë nga publiku aty ku u paraqit si në Viti, Kaçanik, Kamenicë, Gllogovc e gjetiu. –
Në vitin 1978 në Manifestimin kulturor “Takimet e Majit” në Viti, kjo shoqëri shpallet shoqëri me komplete. -Në vitin 1982 në Revistën e Folklorit Burimor ,,Gllogovci`82”, rapsodët e kësaj shoqërie Vebi Azizi dhe Agush Agushi shpërblehen me mirënjohje.
-Në vitin 1986 në Takimet e Majit, shoqëria zë vendin e parë, kurse Muzafer Rexhepi dhe Zejnie Azizi shpallen solistët më të mirë.
-Që nga viti 1990 SH.K.A, ”Jonuz Ramadani” me mjaft sukses udhëhiqet nga Muhamet Maliqi kryetar, Gëzim Nazifi arkëtar, Muzafer Rexhepi udhëheqës artistik, Minhat Rexhepi udhëheqes i orkestrës. Anëtarë tjerë të cilët, në këtë kohë bartën barrë pos të lartëpermendurve, ishin edhe Isuf Bajrami, Axhim Metallari, Vebi Selimi, Enver Arifi etj. –
-Që nga viti 1997 aktiviteti kulturor i kësaj shoqërie pushon deri pas luftës. Pas luftës pjesa dërmuese e anëtarëve të SH.K.A. “Jonuz Ramadani” kalon në radhët e AKV “Kemajl Azizi” të Vitisë, duke u bërë bërthama e këtij ansambli.
-Në vitin 2007 kjo shoqëri riaktivizohet prapë në fshatin Smirë. Në festvalin ,,Flakadani Karadakut” në mesin e 10 shoqërive pjesëmarrëse zë vendin e dytë, ndërsa Ajshe Bajrami anëtare e kësaj shoqërie, shpallet këngëtarja më e mirë e festivalit.
-E veçanta e kësaj shoqërie është se po këtë vit u formua për herë të parë edhe grupi i vallëzimit nën koreografinë e Gëzim Nazifit, të ndihmuar nga dyshja e vallëtarëve më të mirë Qëndrim Maliqit dhe Habibe Haliti, të cilët me mjaft sukses u paraqitën në shumë manifestime kulturore, sidomos me valle burimore nga treva e Karadakut.
-Në vitin 2007dhe 2008 në festivalin “I Këndojmë Lirisë” i cili mbahet ne Klinë të dy herat nderohet me mirënjohje. -Në vitin 2008 në Dardanë (Kamenicë) në festivalin “Lulëkuqet e Prillit”, shpallet shoqëria më e mirë debutuese, ndërsa me mirënjohje nderohen Nagjie e Shkëlzen Ahmeti dhe Elbasan Idrizi.
-Më 15 qershor 2009 në festivalin “Sofra Dardane”, i cili u mbajt në qytetin Bajram Burr (Shqipëri), Unioni Artistik Kombëtar Shqiptar, këtë shoqëri e nderon me Titullin e Lartë ,,Fatime Sokoli”, kurse Nagjie e Shkëlzen Ahmeti dhe Elbasan Idrizi, prapë nderohen me mirënjohje.
-Në vitin 2010 në mënyrë të denjë paraqitet në festivalin “Hasi Jehon” në Gjonaj, të Prizrenit, ku nderohet me mirënjohje. -Më 15 maj 2010 në festivalin “Anadrinia Jehon” që u mbajt në Denjë të Rahovecit, programi i kësaj shoqërie shpallet Programi më tradicional i festivalit. -Më 20 maj 2010, në festivalin ,,Gryka e Kaçanikut”, në Kaçanik merr çmimin “Vallëtarët më të mirë të festivalit”.
-Në qershor të vitit 2010, paraqitet me mjaft sukses në Festivalin e këngëve dhe valleve came” që u mbajt në Shqipëri, në qytetin e Sarandës.
-SH.K.A “Jonuz Ramadani”, nga Smira së fundi ka krijuar edhe logon si dhe ka hapur një llogari bankare për të gjithë ata që duan ta ndihmojnë, sepse shoqëria po përballet me probleme gjatë punës, me mungesë të mjeteve financiare dhe me kushteve të vështira të punës Kryetari: Muhamet Maliqi
Numri i llogarisë bankare: 17-02-0016000297.14 në Bankën NLB në Viti