armetVotuesit zviceranë  kanë votuar sot bindshëm në favor të së drejtës së tyre për të mbajtur armë. Rezultatet zyrtare të referendumit tregojnë se më shumë se gjysma e kantoneve të Zvicrës janë kundër propozimit për ndalimin e mbajtjes së armëve pas kryerjes së shërbimit ushtarak. Kjo është një praktikë të cilën ky vend e ushtron që nga viti 1874…

Mbështetësit e propozimit kanë argumentuar se ndalimi i armëve do të zvogëlonte numrin e vetëvrasjeve dhe të dhunës në familje.

Qeveria ka thënë se ligjet ekzistuese janë të mjaftueshme për të siguruar se mbi 2 milionë armët në vend nuk keqpërdoren. /lematin.ch/

Leave A Reply