Ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare veterani i arsimit, mësuesi Hajrush Hyseni.

Varrimi do të bëhet të martën, më 6 mars 2018, nga ora 13:00, në varrezat e “Lagjes Aliaj”, në Smirë.

Ngushëllime familjes Hyseni, të afërmve, kolegëve dhe nxënësve të tij.

Mësuesi Hajrush lindi në vitin 1935. Shkollimin fillor e mbaroi në Smirë, kurse progjimnazin në Kabash. Punën si mësues e filloi në vitin 1956 në Shkollën fillore ” Zenel Hajdini” të Goshicës, paralelja e ndarë më Smirë. Në ndërkohë mbaroi shkollēn normale në Prishtinë. Punën si mësues e vazhdoi deri në pensionimin e tij.

Mësuesi Hajrushi tërë jetën e tij ia kushtoi edukimit dhe arsimimit të shumë gjeneratave të reja. Kontributi i tij i çmuar është i njohur dhe i respektuar nga të gjithë smirasit dhe më gjerë.

9 Komente

  1. Zijadin sylejmani on

    Ne emerin tim personal dhe ne emer te gjithe smiraseve nga Shkupi, familjes Hyseni dhe miqeve e dashamireve te saj iu shprehim ngushllime per ndarjen fizike nga ne mesuesi Hajrush. Zoti e shperblefte.

  2. Sali N. Salihu on

    Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hyseni, miqët dhe të afërmit e sajë.

  3. Sali Arifi on

    Ngushllime familjes Hyseni dhe gjithe te afermve, mesuesin Hajrush zoti e shperblefte me Xhehnet

Leave A Reply