Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim me qytetarët e komunës së Vitisë me qëllim diskutimin me ta të shumë çështjeve aktuale në vend, njofton PlusTv.
Fillimisht, Afrim Salihu, kryetar i AAK-së, dega në Viti, tha se jemi tubuar këtu për të biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë si ato që lidhen me situatën politike në vend por edhe në fusha tjera të rëndësishme.
Ndërkaq, Haradinaj në fjalimin e tij parapara anëtarëve dhe simpatizantëve të AAK-së dhe qytetarëve vitias, duke adresuar kritika ndaj qeverisë aktuale e cila, siç tha, e ks rrezikuar sovranitetin e vendit me shumë zhvillime si me çështjen e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe por edhe ajo në raport me Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, të cilat sipas tij nuk janë në harmoni me kushtetutën e Kosovës. Haradinsj ka shprehur nevojën për ardhjen në pushtet të një qeverie më dinamike dhe konstruktive e cila do të zgjidhte shumë probleme të cilat e kanë kapluar Kosovën e që i ka krijuar Qeveria e tanishme.
E, ai para të pranishmëve duke folur për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi tha edhe një herë se ky është një gabim i madh nga ana e komisionit shtetëror duke mos ditur të paraqesin një qëndrim në favor të Kosvës para palës malazeze, prandaj ajo është një temë e cila nuk do të kalojë në asnjë formë duke rikonfirmuar qëndrimin e tij kundërshtues.
“Vlerësimi ynë është se nuk po qeveriset mirë, kemi një qeveri që nuk është aspak zhvillimore dhe e cila nuk po ndikon në avancimin e mëtejshëm të Kosovës porse ajo ka ngecur në shumë drejtime si në planin e shtetndërtimit, por ka ngecur edhe në zhvillimin ekonomik e në sudimin e ligjit gjithashtu, pasi qeveria e tanishme është më e dobëta që ndonjëher kemi pasur meqë ajo ka gabuar në shumë çështje siç është rasti edhe me Trepçën e cila ka një rëndësi jetike për zhvillimin ekonomik të vendit, prandaj duhet të vijë një qeveri më dinamike dhe konstruktive”, ka thënë ndër të tjera ai, derisa ka cekur rolin e deritanishëm të opozitës kosovare si të suksesshëm pasi ka kundërshtuar shumë vendime të cilat do ta rrezikonin integritetin e vendit.
Pastaj, Haradinaj ka bashkëbiseduar dhe u është përgjigjur pyetjeve të ndryshme nga ana e qytetarëve të pranishëm të cilët shprehen interesimi e tyre të dinë më shumë mbi qëndrimet e tij rreth aktualitetit në vend dhe temave të tjera me interes për ta.
E, kjo vizitë sot në Viti, ishte në vazhdën e vizitave të shumta që Haradinaj është duke i zhvilluar në komunat e Kosovës../PlusTv/


