Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim  me qytetarët e komunës së Vitisë me qëllim diskutimin me ta të  shumë çështjeve aktuale në vend, njofton PlusTv.

Fillimisht, Afrim Salihu, kryetar i AAK-së, dega në Viti,  tha se jemi tubuar  këtu për të biseduar  për zhvillimet e fundit në Kosovë si ato që lidhen me situatën politike në vend por edhe në fusha tjera të rëndësishme.

 

Ndërkaq, Haradinaj në fjalimin e tij parapara anëtarëve dhe simpatizantëve të AAK-së dhe qytetarëve vitias,  duke adresuar kritika  ndaj qeverisë aktuale e cila, siç tha,   e ks rrezikuar  sovranitetin e vendit  me shumë zhvillime  si me çështjen e  formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe por edhe ajo  në raport me Demarkacionin e  kufirit me Malin e Zi,   të cilat sipas tij  nuk janë në harmoni  me kushtetutën  e Kosovës. Haradinsj  ka shprehur nevojën për ardhjen në pushtet të  një qeverie më dinamike  dhe  konstruktive e cila do të zgjidhte shumë probleme të cilat e kanë kapluar  Kosovën e që  i ka  krijuar Qeveria e tanishme.

 

E, ai para të pranishmëve duke folur për  demarkacionin e kufirit  me Malin e Zi  tha edhe një herë se ky është një gabim i  madh nga ana e komisionit shtetëror duke mos ditur të paraqesin  një qëndrim në favor të Kosvës para palës malazeze,  prandaj ajo është një temë e cila nuk do të kalojë në asnjë formë duke rikonfirmuar qëndrimin e tij kundërshtues.

“Vlerësimi  ynë është se nuk po qeveriset mirë,  kemi një  qeveri që nuk është  aspak zhvillimore dhe e cila nuk po  ndikon në avancimin e  mëtejshëm të Kosovës porse ajo ka ngecur në shumë drejtime si në planin e shtetndërtimit,  por ka ngecur  edhe në  zhvillimin ekonomik  e në sudimin e ligjit gjithashtu,  pasi qeveria e tanishme është më e dobëta që ndonjëher kemi pasur meqë ajo ka gabuar në shumë çështje  siç është  rasti  edhe me Trepçën e cila ka një rëndësi jetike për zhvillimin ekonomik të  vendit, prandaj duhet të vijë një qeveri më dinamike dhe konstruktive”,  ka thënë ndër të tjera ai,  derisa ka cekur rolin e  deritanishëm të opozitës kosovare  si të suksesshëm  pasi ka kundërshtuar shumë vendime  të cilat do ta rrezikonin integritetin e vendit.

Pastaj,  Haradinaj ka bashkëbiseduar dhe u është përgjigjur pyetjeve të ndryshme nga ana e qytetarëve të pranishëm të cilët shprehen interesimi e tyre të dinë  më shumë mbi qëndrimet e tij  rreth aktualitetit në vend dhe temave të tjera me interes për ta.

E, kjo vizitë sot në Viti,  ishte në vazhdën e vizitave të shumta që Haradinaj është duke i zhvilluar në komunat e Kosovës../PlusTv/

Leave A Reply