Shtatëmbëdhjetëvjeçari Andi Salihu, nga Smira, ka debutuar sot në ekipin e parë në FC “Prishtina”, në ndeshjen kundër ekipit “Kosova VR” në 1/16 e Finales së Kupës së Kosovës.

Babai i tij, Afrim Salihu, në një postim në Facebook, ka falënderuar trajnerët që kanë punuar me të, që nga fillimi: Fatos Ademi, Leutrim Krasniqi, Debatik Curri e kryetrajnerin Zekirja Ramadani.

Andi, karrierën e ka nisur në moshën 8-vjeçare, në Shkollën e futbollit “Dinamo” në Ferizaj, për të vazhduar më pas në FC “Prishtina” tek moshat e reja.

Leave A Reply