2016-09-21-10-45-11Vitisë iu kanë hapur mundësi tjera për të lidhur parnteritete të reja ndërkombëtare. Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti bashkë me kryetarin në dorëheqje të fshatit Smirë Afrim Salihu dhe aktivistin e shoqërisë civile Tefik Salihu, janë  takuar me kryetarin e Komunës Kirchhain në Gjermani Olaf Hausmann, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e nisjes së bashkëpunimit në të ardhmen. Biseda kryesisht është përqendruar në njoftimin dhe ofrimin e informative bazike të dy komunave por edhe midis Smirës dhe fshatit Klanselheeim. Poashtu janë diskutuar edhe kapacitetet dhe resurset potenciale për të gjetur interesat e përbashkëta të bashkëpunimit. Kryetari Haliti  ka thënë se Vitia ka vlera të cilat duhet të shtohen akoma. ‘Vitia është komunë e mesme e Kosovës, por ka resurse agroekonomike dhe hidro-ekonomike, sidomos boniteti i tokës shumë cilësore. Kemi një ekspozicion të mrekullueshëm dhe një moshë të re të popullatës që është potencial i madh. Prandaj partneritetet për zhvillim të qëndueshëm na interesojnë jashtëzakonisht shumë, sikurse partneriteti midis fshatit Smirë dhe fshatit Klanselheim të komunës suaj. Këtë lidhje e kam pritur me entuziazëm’, ka thënë Haliti.  Ai poashtu e ka ftuar kryetarin e Komunës Kirchhain Olaf Hausmann që ta vititojë Vitinë. Hausmann tha se ndihet i  nderuar që me këtë vizitë ka nisur hap ii parë i bashkëpunimit. Ai ka prezantuar një letërnjoftim të shkurt të komunës së tij, e  në mënyrë të vecantë industrinë dhe potencialet për energji të ripërtëritshme. Hausmann tha se do të bisedojnë me Këshillin e Qytetit dhe pastaj do të vendosin se si të vazhdohet me hapat e mëtutjeshëm tëpartneritetit.

Afrim Salihu ka thënë se ky bashkëpunim është i mirë se ardhur dhe i dobishëm sidomos në fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe mbrojtjes së ambientit.

Vizita është bërë në kuadër të projektit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Gjermanisë, i cili  do të përfshijë  qasje të ndryshme për realizimin e 17 Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm të Agjendës 2030 në nivel lokal.  Projekti do të lansohet në fillim të vitit 2017 dhe  bashkëpunimi do të përfshijë komuna gjermane me komuna nga tetë shtete të Evropës Lindore dhe Jug-Lindore.  Projekti i partneritetit është inicuar nga fshati Smirë dhe përfaqësues të fshatit Klanselheim të Komunës Kirchhain me ndërmjetësimin e prof. Rainer Waldhardt dhe prof. Arben Mehmeti.

 

 

Leave A Reply