Institucionet komunale përkrahin dhe vletësojnë veprën e rekordmenit  Agim Agushi për personat me autizëm

Drejtoria Komunale për Kulturë Rini e Sport në Viti, ka organizuar sot një pritje, për  Agim Agushin si dhe grupin e nxënësve të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”, të cilët e kanë shoqëruar atë në thyerjen e dy rekordeve të reja, që i janë dedikuar shoqatës që merret me kujdesin e personave me sindromin “Down”.  Nënkryetari i komunës, Hasan Aliu, pasi ka përgëzuar rekordmenin Agim Agushi për rekordet e reja, ka vlerësuar lart iniciativën e tij që disa nga këto rekorde t’i dedikoi për shoqatat që kanë më së shumti nevojë siç është rasti me shoqatat që merren me personat me autizëm. “Me rezultatet e arritura deri më tani, ju jeni krenaria e komunës së sonë, pasi ju jo vetëm që po thyeni rekorde botërore në zhonglimin e topit me kokë, si humanist po ndihmoni personat që kanë më së shumti nevojë si dhe si profesor po angazhoheni në edukimin e gjeneratave të reja”,  ka thënë zëvendëskryetari, Aliu. Ai I ka premtuar Agushit mbështetjen institucionale edhe në garën e ardhshme për thyerjen e rekordit të Ginisit gjatë lundrimit me anije në relacionin Strugë –Pogradec.  E, Kaltrina Sylejmani, dejtoreshë për Kulturë, Rini e Sport, pasi ka theksuar se rezultatet e arritura deri më tani të Agim Agushit, kanë ndikuar që ai dhe Vitia të bëhen sinonim i përbashkët. Ajo ka falënderuar edhe nxënësit që kanë përcjellë aktivitetet e rekordmenit në garën e zhvilluar në Prishtinë dhe Strugë. “Vlerësojmë rezultatet dhe   humanizmin tuaj, për çka do ta keni mbështetjen e vazhdueshme tonën edhe në të ardhmen”, është shprehur Sylejmani. Kurse Emrush Azemi, përgjegjës për sport, ka thënë se është në interes të komunës që ka një sportist të tillë si Agim Agushi, pasi ai jo vetëm me rekorde por edhe me angazhimin në aktivitete tjera po edukon të rinjt në rrugën e tyre drejt sukseseve të reja. Ndërsa, Agimi  ka thënë se përkrahja e vazhdueshme që i ka dhënë komuna atij ka bërë që të arrihen këto rezultate që janë arritur deri më tani. “Krahas garës në Strugë në zhonglimin e topit me kokë gjatë lundrimit të anijes në 30 kilometra në relacionin Strugë –Pogradec, për të cilin rekord kemi përkrahjen edhe të vet kryetarit të Strugës Izjadin Sela, planifikojmë edhe thyerjen e rekordeve edhe në disa qytete tjera “, ka thënë Agushi. Ai ka theksuar se thyerjen e këtyre rekordeve do ta ketë mbështetjen edhe të nxënësve të drejtimit matematikor të Gjimnazit “Kuvendi  i Lezhës” në Viti. Agim Agushi rekordet e fundit i theu në Strugë në vrapimin me top në kokë në rërë në distancat 400 dhe 1000 metra. Kurse në garën e dedikuar për shoqatën e autizmit në Prishtinë ai theu rekordet në veshjen dhe zhveshjen e 52 fanellave gjatë zhonglimit të topit me kokë. Mjete e grumbulluara nga sponzorët në këtë garë i janë dedikuar shoqatës për autizëm.

Leave A Reply