Kryetari i Nismës për Kosovën në Viti,  Daut Xhemajli, ka reaguar pas  tërheqjes së disa figurave nga ky subjekt politik.

Përmes një statusi në rrjetin social ai  ka thënë se nga kjo iniciativë janë larguar  anëtarët e zhgënjyer  me rezultatet e tyre në zgjedhje.

‘Disa prej anëtarëve të NISMA-s, pas zgjedhjeve dhe rezultatit të papritur për ta, që kujtuan se ”petullat bëhen me ujë”, për këto dy vjet nuk u dukën fare dhe as nuk u përgjigjen në ftesat për takime të NISMA-s.  Sot po duket që edhe formalisht paskan shkua. Unë ju them udha mbarë kahdo që shkoni! Unë iu kam mbajtur kot për dy vite në regjistra, por nuk është mirë të flitet tani në emër të të gjithë atyre që e bënë këtë iniciativë dhe ende mbeten në të.  Ka edhe shumë gra dhe shumë të rinj dhe të tjerë që mbetën dhe janë në NISMA.  Unë iu kam bashkangjitur (nuk jam themelues) për ta penguar një të keqe për komunën e Vitisë, të cilën kam faj që nuk e kam penguar me kohë.   Ka me shumë se dy vite që aktivitetin politik e kam identifikuar me NISMA për Kosovën, e cila nuk është fajtore për këto zhvillime politike në Kosoë dhe as nuk ka përgjegjësi se pse opozita nuk është e bashkuar sot’, ka shkruar Xhemajli.

Ndryshe, Xhevat Bislimi ka shkruar sot se Nima në Viti largohet nga Iniciativa Nisma për Kosovën, për shkak se është kundër koalicionit parazgjedhor me AAK-në.

 

 

 

 

 

Leave A Reply