Komuna e Vitisё ёshtё zotuar tё mbёshtesё aktivitetet e planifikuara nga Grupi i Grave tё kёsaj komune nё vitin 2016. Nё njё punёtori tё organizuar nga OJQ “Elita” nё Viti, nё kuadёr tё projekit “Pёrkrahja e organizatave joqeveritare per pjesemarrje ne vendimarrje”, tё financuar nga Misoni i OSBE-sё, u prezantua plani i veprimit te Grupit te Grave pёr vitin e ardhshёm si dhe periudhat e realizimit tё tyre.

Mentor Rexhepi nga OJQ “Elita” tha se nё kuadёr tё kёtij projekti janё mbajtur edhe takime tjera me Grupin e Grave pёr tё identifikuar bashkё nevojat dhe kёrkesat e femrёs vitiase dhe pёr tё krijuar njё listё tё realizueshme tё tyre. Ai tha se tani iu mbetet institucioneve per te vendosur cilat aktivitete do t’i financojё. Por, sipas tij gjithsesi se Grupi i Grave mund tё kёrkojё mbёshetje edhe donatorё tjerё pёr akivitetet tё cilat nuk mund t`i financojё komuna.

Kryesuesja e Grupit tё Grave dr. Xhylsime Qamili tha se nuk mund tё kёtё zhvillim te shoqёrisё pa pjesёmarrjen e tё dy gjinive. Ajo para pjesёmarrёse tё punёtorisё prezantoi planin e punёs pёr vitin 2016.

Nёnkryetari i Vitisё Hasan Aliu, tha se draft-buxheti komunal ёshtё aprovuar kurse ka kohё akoma pёr ta pёrmirёsuar dhe me siguri aktivitetet qe kanё kosto tё pёrballueshme buxhetore do tё mbёshteten. “Duhet ta kuptojmё buxhetin e limituar, i cili nga viti ne vit po tkurret. Megjithatё, si dokument ёshtё me rёndёsi sepse shihen nevojat e kёsaj katrgorie”, ka thёnё Aliu.

-Aktivitetet qe janё planifikuar pёr 2016 nga Grupi i Grave, pёr tё cilat institucionet komunale pёrkatёsisht komuna e Vitisё u zotua se do t’i mbeshtesё janё: Avokimi pёr mёsim joformal, emision nё media, takimi me gratё nё biznes, shkёmbim i pёrvojave me grupet tjera tё grave nё rajon, fushatё profesionale vetёdijesimi “Shёndeti reproduktiv, zbulimi i hershёm i kancerit tё gjirit”. Kurse do tё shqyrtohen: Avokimi pёr ndihmё grave lehona nё skeme sociale dhe hartimi i strategjisё pёr barazi gjinore, pёr shkak tё kostos mё tё lartё tё tyre.
Plani i veprimit pёr 2016 do t’i dorёzohet kryesuesit tё Kuvendit Komunal pёr ta futur nё rendin e ditёs sё mbledhjes sё ardhshme tё Komitetit pёr Politikё dhe Financa dhe pёr ta proceduar mё tej nё Kuvend.

Tё pranishёm nё punёtori ishin edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira, dy anёtaret e Ekzekutivit komunal,Fatbardha Emini e Kaltrina Sylejmani, kёshilltarё komunal, zyrtarja pёr barazi gjnore, pёrfaqёsues tё OSBE-sё, tё shoqёrisё civile, anёtare tё Grupit tё Grave etj.

 

1 Koment

  1. Së pari, politikat në RKS nuk funfsionojn qysh duhet…
    Gratë ma mirë me nejt te shpija e me qit na fli apo naj pite!!! Se nuk ju ka met juve me que krye, së pari duhet me pasë pak shkollë!
    Me nderime.

Leave A Reply