Pas njё sёmundje tё gjatё, nё moshёn 58 vjeçe, ndёrroi jetё nё Gjenevё tё Zvicrёs, Fevzi (Shaqir) Fejzullahu.

Fevziu disa vite ka punuar si mёsimdhёnёs nё Malinё tё Maqedonisё, nё Debellde,  nё Gjylekar dhe nё Viti, e mё pas ka migruar nё Zvicёr.  Ai ishte edhe aktivist i njohur i shoqёrisё civile, sidomos nё fushёn e kulturёs. Dha kontribut tё çmueshёm nё themelimin dhe zhvillimin e shoqёrive kulturo-artistike ‘Rreze Dielli’, tё Remnikut, ‘Boro e Ramizi’, tё Vitisё  dhe  ‘Jonuz Ramadani’, tё Smirёs.   Nё kohёn e studimeve nё Shkup, ishte edhe anёtar i SHKA ‘Emin Duraku’. Por ishte aktiv edhe nё aktivitetet kulturore qё shqiptarёt i kanё zhvilluar nё Zvicёr e vende tjera.

Varrimi i Fevzi (Shaqir) Fejzullahut do tё bëhet të hënën më 17 gusht 2015,  nё Smirё.

Ngushёllime familjeve Fejzullahu e Ibrahimi dhe tё afёrmve tё ndjerit!

29 Komente

  1. Zijadin sylejmani on

    E nderuara familje Fejzullahu , me keqardhje dhe dhimbje te thelle morrem lajmin per vdekjen e me te dashurit tuaj dhe me kete rast, kam nderin qe ne emer te Shoqates Smira Dardane dhe gjithe smirasve nga Shkupi , Juve dhe gjithe miqeve e shokeve te familjes Tuaj te Ju shprehim ngushllimet tona.Te ndjerin zoti e shperblefte.

  2. Hasan .H. Asani on

    Ngushllime më te sinqerta për familjen fejzullahu të ndjerin zoti e shperbleft me xhehnet. Pranoni ngushllimet nga Hasan Hasani düsseldorf

  3. Ngushellime familjes dhe gjithe qytetareve te fshatit Smire se ishte i te gjitheve ….ishte shume i dashur me te gjithe dhe nje humanist i madh qe kurr nuk u kursye kush kishte nevoje per ndihme ky ishte gjithemon i gateshem per te ndihmuar …..Zoti e shperblefte me Xhenet te ndjerin….

  4. Qazim Bajrami on

    Ngushllime familjes Fejzullahu e Bacen Fejz zoti e shperbleft me Xhehnet me respekt per te ndjerin e xhith familjen Fejzullahu Qaza Genève

  5. Sali Salihu on

    Ngushëllime familjës Fejzullahu dhe të afërmve të tyre.
    I ndjeri u shpërbleft me më të mirat e asaj bote.

Leave A Reply