Me iniciativë të Drejtorisё pёr Kulturё, Rini dhe Sport/Sektorit të Sportit, u themelua  Klubi i Basketbollit “Vitia”. Nё Kuvendin zgjedhor, u vendos qё klubi te udhëhiqet nga kryetari i zgjedhur me shumicë absolute të votave, Nehat Rexhepi. Drejtor  i Bordit u zgjodh  Shasivar Rexhepi, kurse  anëtarët të Bordit: Prof. Makfirete Zuka, Alush Aliu, prof. Burim Shabani, Uran Murtezi, Granit Haxhiu, Visar Sylejmani, Imer Ajeti. Në mbledhjen e ardhshme të klubit do të zgjerohet anёtarësia dhe postet tjera udhëheqëse.

Kryetari Nehat Rexhepi u shpreh se kjo është e rёndёsishme dhe diçka e bukur për Vitinё. Ai shprehu besimin se me punë ekipore dhe pёrkushtim klubi do tё ketё suksese. Drejtori i klubit Shasivar Rexhepi shprehu vullnetin dhe entuziazmin qё t’i kontribuoj ketij klubi dhe talenteve të Vitisë.  Ish-lojtari i KB“Drita” tani anёtar i Bordit të KB “Vitia”, Burim Shabani, tha në këtë takim se pas shumë peripecive dhe dëshirave që Vitia tё ketё klub basketbolli, më në fund po shkruhet historia për basketbollin e kёsaj komune.   Duke i’u referuar vullnetit të Kryetarit te Komunës Sokol Haliti, drejtoresha e DKRS-së Kaltrina Sylejmani dhe zyrtari për Sport Emrush Azemi, shprehën gatishmёrinë e institucionit në kuptimin e mbështetjes në mënyrë që ky klub të shënojë suksese në basketbollin bosovar.

Basketbolli në Komunën e Vitisë tani e ka derën e hapur për gjithë tё ata që e dёshirojnё tё kontribuojnë për kёtё sport.

 

 

 

Leave A Reply