Në Budrikë, Zhiti dhe Tёrpezё, kanё nisur punimet pёr raisflatimin e rrugёve kryesore. Aksi rrugor nga magjistralja Gjilan-Ferizaj deri nё Budrikё, në gjatësi prej 1.7 km, do të zgjerohet dhe rregullohet ndriçimi publik. Po ashtu zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës ka filluar edhe në Zhiti në gjatësi prej 3.5 km. Rreth 4 km zgjerim dhe asfaltim i rrugës ka nisur dje edhe në Tërpezë. Ky investim është nga buxheti komunal i Vitisë.
Në fillimn e punimeve ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Sokol Haliti i shoqëruar edhe nga drejtorët e drejtorive komunale. Kryetari Haliti u zotua se Komuna e Vitisë do të përkujdesët që punët të kryhen siç duhet. “Mbikëqyrja e projekteve nga komuna do të jetë në nivel. Ne po mundohemi që të ofrojmë shërbime dhe projekte të qëndrueshme dhe cilësore që do të zgjasin dhe që do të mbahen mend” u shpreh Haliti. Ai tha se do të këtë një bashkëpunim me të gjitha mekanizmat që projektet të përfundojnë me cilësi dhe në afat kohor të paraparë. Duke folur rreth gjendjes aktuale të këtyre rrugëve, Haliti tha se ato ishin dëmtuar shumë dhe riasfaltimi i tyre është i domosdoshëm.