Kikbokseri Ilir Beqiri nga Radivojci i Vitisë, ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Djaloshi kosovar që banonte në Basel të Zvicrës, vuante prej shumë kohësh nga sëmundja e kancerit, por nuk arriti t’ia dilte mbanë pas shumë viteve kurim, njofton albinfo.ch. Njëzet vjeçari, Ilir Beqiri garonte si profesionist në sportin e kikboksit. Pasioni për këtë sport nisi pas mësimeve të para që ai mori nga i vëllai, Shemsi Beqiri, emër ky i njohur në garat Superpro të kikboksit. Karrierën e nisi në Zvicër ku jetonte prej shumë vitesh me familjen e tij. Iliri ishte një nga sportistët më të talentuar në disiplinën Thai të kikboksit ku garojnë edhe tre vëllezërit e tjerë të familjes Beqiri. Ngushëllime familjes Beqiri për humbjen e djalit të tyre i kanë shprehur edhe boksierët e famshëm shqiptarë si: Nuri Seferi, Arnold Gjergjaj, Haxhi Krasniqi e të tjerë.
1 Koment
Ngushllime familjareve dhe miqeve te familjes Beqiri nga Radivojci.