Ambasada e Kosovës në Lubjanë konfirmon se Ramush Haradinajt i është kthyer pasaporta dhe se ai do të udhëtojë gjatë mbrëmjes për në Prishtinë. Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,  ka  konfirmuar lirimin e kryetarit të saj Ramush Haradinaj. Vet ai ka falënderuar përmes rrjetit Facebook të gjithë qytetarët pët mbështetjen që ia kanë dhënë. “Të nderuar qytetarë të Kosovës! Sot zyrtarisht janë kryer të gjitha procedurat e ndërlidhura me ndalesën time në Slloveni. Në Kosovë pres të arrijë dikur vonë, sonte, posa të qartësohet orari i fluturimit. Mbetem i vendosur dhe i angazhuar në vazhdimin e detyrave dhe obligimeve qe na presin. Shpreh falënderimin për të gjithë ata që kanë bashkëndjerë me këtë situatë të pakëndshme”, ka shkruar Haradinaj.

Leave A Reply