Smirasi Zijadin Sylejmani, i cili jeton nё Shkup, i ka dhuruar bibliotekёs sё Shkollёs sё Mesme tё Ulёt ‘Dёshmorёt e 5 Prillit’, nё Smirё 551 titujt librash tё fushave tё ndryshme, shkencore, shkollore, letrare etj. Ai tha se 68 prej tyre janё tё Prof.Dr. Sami Sylejmanit, tё cilat familja e tё tashmё tё ndjerit ka pasur dёshirё t`ia dhurojё Smirёs. Vet Zijadini shprehet i lumtur qё ka pasur mundёsi dhe vullnet tё mirё qё kёtё capital intelektual ta sjellё nё fshatin e tij tё lindjes. Pёrndryshe ai ёshtё edhe kryetar i Shoqatёs sё smirasve nё Shkup ‘Smira Dardane’. Drejtori i shkollës sё Smirёs, Xhavit Sahiti falenderoi Zijadin Sylejmanin, si dhe Kryetarin e Këshillit të Fshatit Smirë, Afrim Salihu që e bënë të mundur sjelljen e kёtyre librave nga Shkupi.