Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 75 vjeçare, ka ndërruar jetë të hënën, në Shkup, Haxhi Ejup (Qahil) Iseni.
E pamja do të zgjasë deri të shtunën, më 16 qershor 2012, në Lagjen “Varrezat franceze”, ngjitur me Ambasadën e Kosovës, në Shkup.
I ndjeri gjatë jetës ka kryer punë të ndryshme, kurse prej viteve `90, është bashkëthemelues i kompanisë së njohur “Smira Trans” si dhe Motel “Smira”. Ai dhe familja e tij, njihen për kontributin që kanë dhënë për Smirën dhe Kosovën, në vitet e vështira, përkundër faktit që mbi 40 vite jetojnë në Shkup.
Ngushëllime familjes Iseni dhe të afërmve të ndjerit!