Nga data 21-26 mars në Viti do të mbahet Manifestimit Tradicional Kulturor dhe Sportiv “Flakadani i Karadakut”. Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Vitisë ka paraparë agjendën për mbajtjen e këtij manifestimi që personifikon figurën e dëshmorit të kombit Njazi Azemi-Komandant Mjekra.
Në kuadër të këtij manifestimi janë paraparë të mbahen këto aktivitete:
Programi Kulturor 21.03. 2012, ora 14:00 Hapja solemne dhe ndezja e Flakadanit- Shtëpia e Kulturës Viti
22.03. 2012, ora 11:00 Garat rajonale te recitatorve –Shtëpia e Kulturës Viti 23.03. 2012, ora 11:00 Ora e Madhe letrare me poet nga të gjitha trojet shqiptare-Shtëpia e Kulturës Viti
24, 25 dhe 26 mars 2012, prej orës 15:00 Festivali i Ansambleve dhe SHKA-ve Shtëpia e Kulturës Viti 26.03.2012, ora 11:00 Homazh te varrezat e dëshmorëve në Viti Programi Sportiv
21.03. 2012, ora 10:00 Turne në futboll të vogël- Viti
24.03. 2012, ora 12:00 Boks-Turne memorial Nijazi Azemi-Mjekrra- Shtëpia e Kulturës Viti
Garat në shenjëtari dhe pingpong do të mbahen me 24.03 në ora 10:00 në Shtëpinë e Kulturës në Viti.
Ndërsa garat në Volejboll për femrat do të mbahen më 24.03. 2012, ora 10:00 në fshatin Pozheran