Njoftohen qytetarët e Komunës se Vitisë se me rastin e 28 Nëntorit Institucionet Komunale respektivisht Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport e kësaj komune ka organizuar aktivitetet e ndryshme kulturore dhe artistike.
Aktivitetet e parapara do të fillojnë me 28 nëntor në ora 10:00h me Homazhe të varrezat e dëshmorëve ndërsa në ora 10:30h në hollin e Shtëpisë së Kulturës “ Gursel e Bajram Sylemani” në Viti do të bëhet promovimi i ekspozitës së artit pamor të Shoqatës së Artistëve Figurativ të Vitisë. Manifestimi qendror do të fillon në ora 11:00h në Sallën e Koncerteve Shtëpia e Kulturës Gursel e Bajram Sylejmani në Viti ndërsa agjenda e manifestimit qendror është si vijon:
Fjalë rasti nga Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi
Fjalë rasti nga përfaqësues nga Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së
Ndërsa në programin kulturo-artistik do të paraqitet një shfaqje humoristike nga Teatri i Qytetit të Vitisë I cilI ka marrë vendin e parë në festivalin gjithë kombëtar “Drenasi 2011” Me këngë për dëshmorë dhe me valle popullore do të paraqitën Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” e Vitisë si dhe do të merr pjesë solisti i mirënjohur Mehmet Zuka si dhe solistë të tjerë.
Komuna e Vitisë ju uron të gjithëve festat e nëntorit dhe ju fton që të jeni pjesë e këtij manifestimi.