Nëse dëshironi të zgjedhni markën më të mirë të kozmetikës në botë, e cila pas vetes ka traditë, garanci dhe kualitet, atëherë kthehuni nga fabrika më e mirë në botë- kosherja e bletëve. Mjalti përveq që është një ushqim i mirë me aftësi edhe shëruese, mund të përdoret suksesshëm edhe për ndryshimin e pamjes së fytyrës.
Mjalti është përmbledhje e fruktozës, glukozës, maltozës, proteinave, aminoacideve, vitaminave dhe mineraleve, të mbledhura nga bletët. Merrni të gjitha këto në një vend, pra në mjalt dhe përzieni me disa përgatitje tjera të ëmbla.
Përgatitja e parë:
Përzieni 1 lugë mjalt, 2 lugë badem të bluar, 1 gjysmë luge sok limoni. Fërkojeni lehtë nëpër fytyrë dhe pastaj shpërlajeni fytyrën me ujë të vakët.
Tonik për fytyrë:
Përzieni në përzierës 1 lugë mjalt dhe një mollë të grirë. Këtë përmbajtje vendoseni në fytyrë, lëreni 15 minuta. Lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.
Maska
Përzieni 2 lugë mjalt dhe 2 lugë qumësht dhe këtë përmbajtje vendoseni në fytyrë dhe qafë. Lëreni të veprojë 10 minuta dhe shpërlajeni me ujë të vakët.
Losion për fytyrë
Përzieni 1 lugë mjalt, 1 lugë vaj të bimëve dhe 1/4 e lugës me sok limoni. Fërkojeni në duar, bërryla, thembra dhe gjithkah ku lëkura është e thatë. Lëreni 10 minuta dhe shpërlajeni me ujë të vakët.
Regjenerues për flokë:
Përzieni 1 gjysmë luge mjalt dhe 1/4 e lugës me vaj ulliri. Vendoseni në flokë dhe pastaj vendosni kapelën në kokë për 30 minuta. Lajini flokët dhe thajini.
Përgatitje për shkëlqim më të mirë të flokëve
Në 4 lugë të ujë të ngrohtë qitni një lugë mjaltë. Femrat me flokë të shkëlqyer mund të shtrydhin edhe pak limon. Pas larjes, këtë përmbajtje shpërndajeni nëpër flokë. Pastaj terni flokët.
Këto pra janë përmbajtjet që mund t`i përgatitni nga mjalti dhe materje tjera, të cilat do t`ju shërbejnë për zbukurimin e fytyrës, pjesëve tjera të trupit dhe flokëve.