Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka dërguar një telegram përkujtimi për familjarët dhe miqtë e Hysni Salihut, ish-deputet i nomenklaturës së 2 Korrikut 1990, i cili bashkë me delegatë të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, kishin miratuan Deklaratën Kushtetuese të pavarësisë së Kosovës, e njohur si Deklarata e 2 Korrikut.

„Të nderuar familjarë dhe miq të ish-deputetit Hysni Salihu! Në emër të komunës së Vitisë, në 21-vjetorin e kalimit të amshim të z. Salihu dëshirojmë që përmes këtij telegram përkujtimi të përkujtojmë ish-deputetin e 2 Korrikut të 1990, i cili bashkë me kolegët e tij asokohe dhanë një kontribut të çmuar si anëtar i legjislativit kosovar në vitet ’90-ta. Delegatët si z. Salihu jo vetëm që kanë hyrë por edhe kanë mbetur në historinë e popullit shqiptar si nismëtarët dhe udhërrëfyesit e vendit tonë për liri, çlirim e pavarësi nga pushtimit i atëhershëm serb”, thuhet ndër tjerash në telegramin e kryetarit Haliti.

Leave A Reply