Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Koaovës ka njoftuar se sot me SARS-CoV-2, pozitiv janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e gjashtë (36) raste të reja.

Rastet pozitive janë raste kontakti, nëntë (9) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: katër (4) raste Ferizaj, katër (4) raste Talinovc dhe një (1) rast Mirash), tetë (8) raste nga komuna e Kamenicës (sipas vendbanimit: katër (4) raste Topanicë, katër (4) raste Hodonovc), pesë (5) raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit: katër (4) raste Prizren dhe një(1) rast Skorobishte), tre (3) raste me vendbanim në Gjakovë, dy (2) raste me vendbanim në Prishtinë, dy (2) raste me vendbanim në Mitrovicë e veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Suharekë, Lipjan, Ramjan-Viti, Banjë-Malishevë, Studenicë-Istog, Lëbushë-Deçan dhe Zveçan.

Sot më 15 prill 2020, janë shëruar edhe pesë (5) pacient. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej shtatëdhjetë e një (71).
Ndryshe tre familjarë të personit të identifikuar dje me gripin pandemik, kanë rezultuar negativ.

Leave A Reply