Nga e hëna, më 30 mars 2020, mësimi nga distanca do të fillojë edhe për nxënësit nga klasat e gjashta deri më klasat e nënta. Kështu ka njoftuar SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë.
“Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës. Uroj të jeni mirë me shëndet dhe punë. Me rastin e paraqitjes së pandemisë, virusit, COVID-19, siç e dini Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ( MASHTI), ka përgatitur platformën e të mësuarit në distancë, përmes mësimit on line, të cilat tanimë mund të ndjeken edhe në web faqen zyrtare: https://emesimi.rks-gov.net, si dhe në kanalin zyrtar RTK1 dhe RTK4.
Prandaj edhe ne si shkollë, kemi vë në dispozicion përgjegjësitë, kapacitetet dhe mundësitë që kemi në realizimin e këtij mësimi. Me këtë rast kërkojmë nga prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit që të kontribuojnë të gjithë në një bashkëpunim të sinqert dhe etik, në realizimin e mësimit në distancë. Bashkëpunimi bëhet duke komunikuar me mësimdhënës, kujdestar klase, mësues/e klase, duke shfrytëzuar rrjetet sociale apo platforma virtuale ( zoom.us, facebook, viber ose platforma tjera) që mund të bëjnë të mundur realizimin më të lehtë të mësimit në distancë. Tanimë nga e hëna fillohet edhe me klasat 6-9, fillimisht me lëndët Gjuhë shqipe dhe Matematikë, më pas edhe me lëndë tjera, prandaj, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit duhet të jenë patjetër të gatshëm ti ndjekin mësimet.
Më poshtë do ti paraqesim edhe udhëzimet dhe përgjegjësitë që kërkohen nga MASHTI, në realizimin e mësimit në distancë.
Urojmë të jeni mirë me shëndet, si dhe iu urojmë suksese në mësime, si dhe ju lusim që t’u përmbaheni udhëzimeve të ekspertëve shëndetësorë për pastërti, distancë dhe qëndrim brenda. Suksese!”, thuhet në njoftim.


