17 punonjës, mjekë dhe infermierë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Viti, dhe tre persona të tjerë, të testuar për Covid-19 kanë rezultuar negativ.
Këtë e ka konfirmuar drejtoresha e QKMF-së në Viti, Dr.Vjollca Kadolli.
Kadolli ka thënë gjithashtu se përkundër kësaj, ata do të vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar edhe për shtatë ditë.
Ekipi mjekësor ishte vetizoluar që nga 13 marsi, si pasojë e kontaktit me pacientin e parë të prekur me koronavirus në këtë komunë.


