Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar se është shënuar edhe një rast i ri me koronavirus në Kosovë. Rasti pozitiv është me vendqëndrim në Janjevë komuna e Lipjanit, i gjinisë mashkullore me moshë 46 vjeçare i kthyer nga Berlini me aeroplan me 11 mars 2020. Deri më tani janë konfirmuar 21 raste pozitive me COVID-19. Nga këta 7 janë nga KOmuna e Vitisë, përkatësisht fshati Stubëll e Epërme. Sipas mjekut epidemiolog në QKMF, Dr. ISmajl Bekteshi, gjendja shëndetësore e pesë pacientëve që po trajtohen në shtëpi është stabile dhe pa shenja të përkeqësimit.


