Familja Çuni nga Smira njofton se pas vendimit të Bashkësisë Islame të Kosovës për anulimin e manifestimeve fetare e familjare, shkaku i pandemisë, ka mbyllur të pamen për Adem Çunin.
Sot ishte dita e parë e ngushëllimeve për të dhe ishte paraparë të vazhdojë edhe dy ditë të tjera. Adem Çuni ndërroi jetë të enjten mbrëma, në moshën 82 vjeçare.
Këtë vendim familja Çuni e mori edhe pas rekomandimit dhe konsultimeve me imamin e Xhamisë së Smirës, Ardi Elezi.
Familja Çuni kërkon mirëkuptim dhe falënderon të gjithë ata që morën pjesë në varrim dhe që shprehën ngushëllime në forma të ndryshme.



1 Koment
Ngushëllime familjës Çuni