Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka mbajtur sot një takim të përbashkët me drejtorët e drejtorive, Policinë e Kosovës, shefat e grupeve të këshilltarëve të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Vitisë dhe shoqërisë civile, për t’u njoftuar rreth masave që ka ndërmarrë mbrëmë Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19. Ai gjithashtu i njoftoj ata rreth masave parandaluese që ka ndërmarrë kjo komunë me mekanizmat relevantë. Kryetari Haliti kërkoi nga të gjithë që të ndjekin udhëzimet që vijnë nga niveli qendror por edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë edhe pse akoma në Kosovë zyrtarisht nuk ka asnjë rast të konfirmuar të prekjes së qytetarëve nga Koronavirusi. Kreu i Komunës kërkoi nga të gjithë që të jenë të përgatitur pasi që kjo pandemi veç se ka arritur edhe në shtetet me të cilën kufizohet Kosova.
Ndryshe Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur mbrëmë, ka miratuar masat e propozuara nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, për mbrojtje nga kronavirusi. Një prej masave kryesore është ndërprerja e procesit mësimor deri më 27 mars.

Leave A Reply