Veton Ademi është emëruar këshilltar politik i ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në Qeverinë e Kosovës, Besian Mustafa.

Këtë e ka bërë të ditur vet Vetoni përmes një statusi në profilin e tij në Facebook.

Ai ka mbaruar Fakultetin  e Bujqesisë-Prishtinë, ka bërë Master në fushën e Bujqesisë-Tiranë.
Në periudhën 2009-2012 ka qenë Këshilltar në projektin “Promovimi i Hortikulturës në Kosovë”, të implementuar nga Helvetas Swiss Intercooperation.
Tri vite ka qenë zyrtar për Bujqësi ne K.K Viti dhe së fundmi pesë  vite drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës në listën e LDK-së.

 

Leave A Reply