Veton Ademi, i cili në zgjedhjet e 6 tetorit garoi në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë që e kanë përkahur dhe ndihmuar në këtë proces.
“Të dashur qytetarë të Kosovës, në veçanti ju smiras dhe vitias. Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e së dielës.
Po ashtu falënderoj aktivistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës që gjatë këtyre ditëve nuk kursyen asgjë. Falënderoj edhe familjarët e mi që më qëndruan afër gjatë gjithë kësaj kohe duke më inkurajuar dhe mbështetur pa rezervë.
Çdo votë e juaja më inkurajon dhe më jep fuqi në rrugëtimin tim politik, andaj do të vazhdoj përkushtimin tim për të shërbyer në të mirë të shtetit dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Faleminderit për besimin tuaj!”, ka shkruar Veton Ademi në Facebook.


