Ekipi i vajzave të shkollës së Smirês në futboll kanë shënuar suksesin e radhës. Ato, të udhëhequra nga arsimtari i Kulturës Fizike, Shaqir Ibrahimi, kanë zënë vendin e dytë në garën e futsallit, në kuadër të Javës evropiane të sportit. Ky program u organizua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komisioni Evropian. Në këto gara morën pjesë shkolla nga shtatë rajone të Kosovës.
Kjo ishte hera e parë që Komuna e Vitisë u përfaqësua në kategorinë e futsallit për femra.

Shkolla ka falënderuar nxënëset si dhe mësimdhënësin Shaqir Ibrahimi për kontributin e dhënë në këtë garë.

1 Koment

Leave A Reply