Në ditën e parë të vitit shkollor 2019/2020 shkolla e Smirës kishte për vizitë drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Komunës së Vitisë, Milot Lala, zyrtarin për Rini e Sport, Emrush Azemi, së bashku me KFOR-in Amerikan, kryetaren e Këshillit të Veprimit Lokal në Viti Sadie Lutfiu dhe përfaqësuesen e korpusit ameriakn të Paqes në Viti. Përpos që uruan dhe dëshiruan punë të mbarë, nxënësve u ofruan edhe dhurata simbolike. Shkolla është shumë falenderuese për këtë vizitë.


