Veton Ademi nga Smira është në mesin e kandidatëve të LDK-së për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Veton Ademi ka mbaruar Fakultetin  e Bujqesisë-Prishtinë, ka bërë
Master në fushën e Bujqesisë-Tiranë.
Në periudhën 2009-2012 ka qenë Këshilltar në projektin “Promovimi i Hortikulturës në Kosovë”, të implementuar nga Helvetas Swiss Intercooperation.
Tri vite ka qenë zyrtar per Bujqesi ne K.K Viti dhe së fundmi pesë  vite drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti.

Kryesia e Degës së LDK-së në Viti, ka njoftuar se në listën e kësaj partie nga komuna e Vitisë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare ka propozuar katër kandidatë: nënkryetarin aktual të komunës, Hasan Aliu, drejtoreshën e Arsimit, Fatbardha Emini, ish-drejtorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Veton Ademi, prof. Drilon Pira dhe Prof. Marigona Leci-Lala.

Leave A Reply