Vëllezërit Premton dhe Jeton Idrizi me qëndrim në botën e jashtme, kanë ndihmuar sërish shkollën e Smirës. Sipas një postimi në profilin e shkollës në Facebook, ata kanë financuar sanimin e një defekti në nxemjen qendrore, në vlerë 500 euro.
“Kishim knaqësinë që për vizitë në shkollën tonë kishim vllëzërit Premton dhe Jeton Idrizin, bashkatdhetarë me punë në botën e jashtne, të cilët mundësuan financimin e një defekti të më hershëm të nxemjes qendrore në shkollë në vlerë 500 euro. Duhet theksuar se këta dy vëllezër mërgimtarë të fshatit tonë në prill të 2017 kishin financuar ndërtimin e derës hyrëse të shkollës në vlerë prej 1000 euro”, thuhet në postim.
Në emër të fshatit, falenderon z.Tajar Hyseni -kryetar i Këshillit të Fshatit., kurse në emër të shkollës z.Xhavit Sahiti- drejtor shkolle.


