Shumë media qendrore e lokale kanë shkruar për vdekjen e profesorit, gazetarit dhe autorit, Ramadan Asllani. Humbjen e tij e kanë ndjerë edhe kolegët e tij dhe përfaqësues të autoriteteve lokale në Ferizaj.

Në një mbledhje komemorative që u mbajt në Ferizaj, Albion Sherifi në emër të kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se humbja e Ramadan Asllanit lë zbraztirë në fushën e letrave dhe organizimeve kulturore në qytetin e Ferizajt. Driton Ramadani nga Klubi I GAzetarëve të Ferizajt, tha se Dani për vite të tëra dha kontribut në fushën e gazetarisë, publicistikës por edhe si mësimdhënës.Kjani Sallahu nga Klubi I Gazetarëve të Kacanikut tha se Ramadani dha kontribut të cmueshëm në fushën e kulturës. Në emër të familjes të pranishmit I falënderoi djali I tij, Amiri.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një telegram I kanë shprehur ngushëllime familjes dhe gjithë miqve e komunitetit të gazetarëve.

“ Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me dhimbje ka marrë lajmin për shuarjen e kolegut tonë Ramadan Asllani. Asllani ka lindur në Smirë të Vitisë, në vitin 1957. Ka punuar gazetar në gazetat “Zëri”, “Bota Sot” dhe “Kosova Sot”. AGK i shprehë ngushëllime familjarëve të të ndjerit, miqve, bashkëpunëtorëve e të gjithë kolegëve gazetarë për humbjen e Asllanit:, thuhet në ngushëllim.

Ramadan Asllani u varros dje me nderime ne Varrezat e reja të Ferizajt.

 

 

 

 

 

1 Koment

Leave A Reply