Është promovuar sot në Viti libri “Qaushi i Smirës”, i prof. Nazif Laçit. Kjo vepër u vlerësua lart për rëndësinë historike, pasi ka për personazh një figurë nga Smira me një veprimtari atdhetare që nga periudha e kryengritjeve të mëdha shqiptare 1910-1912 deri në vitin 1953.
Recensenti Prof. Dr. Daut Bislimit, tha se ky libër është një vëllim monografik me shumë rëndësi.
Sipas tij, kjo vepër ka të bëjë me një personalitet siç ishte Feriz Qaushi nga Smira, gjatë historisë në këtë trevë shqiptare, të shekullit të kaluar.
Botimi “Qaushi i Smirës”, nuk është thjesht një libër por edhe një burim i të të gjitha të dhënave mbi bashkëveprimtarët e Qaushit mbi aktivitetin patriotike dhe kombëtare në fshatin Smirë dhe rrethinë”, tha Bislimi.
Autori Nazif Laçi, tha se libri bën fjalë për një personalitet i cili ka kontribuar shumë për çështjen kombëtare në një periudhë kur shqiptarët ishin duke u përballur me sfida të mëdha në rezistencën e tyre ndaj pushtuesve.
Në këtë përurim merrnin pjesë dashamirë të fjalës së shkruar, shkrimtarë, historianë, kryetari i komunës Sokol Haliti, përfaqësues të institucioneve dhe të familjes Ferizi dhe mysafirë të tjerë. /plus tv/


