Nxënësit e SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit”,  kanë zhvilluar edhe një aktivitet bëmirësie. Në prag të Festës së Bajramit grumbulluan dhe shpërndanë 13 pako me artikuj ushqimor, kryesisht dedikuar familjeve me nevojë në fshat. Shkolla ka përshëndetur punën e palodhshme të nxënëseve: Artiola Misini, Rinesë Nuredini dhe Loreta Beqiri. Këtë aktivitet e mbështetën edhe Afrim Salihu, Qefsere Osmani dhe drejtori Xhavit Sahiti. Shkolla ka shprehur falënderim edhe për gjithë nxënësit tjerë dhe prindërit e tyre që mbështetën këtë aksion solidarizimi.

Leave A Reply