Në SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë u realizua për herë të parë orë përmes teknologjisë informative. Nxënësit e Kl. VIII-1 Albesa, Albina, Alketa dhe Vlera kanë zhvilluar komplet orën mësimore në lëndën e Kimisë duke e ilustruar edhe me pamje në Power Point.
Arsimtari Tajar Hyseni ka thënë se kjo parashihet edhe me planprogramin e ri të arsimit në Kosovë. Sipas tij nxënësit vet e kanë organizuar orën sipas planit, duke përsëritur orën e kaluar, duke zhvilluar temën për Hekurin dhe duke dhënë edhe detyrat e shtëpisë.


