SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit” nga Smira ka hapur një faqe të re në misionin për arsim cilësor me nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim e shkëmbish përvojash profesionale me SH.F. “Hasan Prishtina” nga Çairi i Shkupit dhe SH.F. “Anastas Laska” nga Libofsha e Fierit.
Nënshkrimi i memorandumit, në prani edhe të kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, kryetarit të Këshillit të Komunës së Çairit z. Zahir Bekteshi, mësimdhënësve, prindërve e nxënësve u bë nga drejtoresha e shkollës fillore “Hasan Prishtina” znj. Lulieta Qerimi, drejtori i shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, Xhavit Saiti.
Përndryshe shkolla “Hasan Prishtina” ka shënuar Ditën e shkollës dhe me këtë rast u shfaq program festiv të përgatitur nga nxënësit e shkollave fillore, u këmbyen dhurata si she u shtrua drekë e përbashkët.


