Nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit” të Smirës do të kenë mundësi që vitin shkollor 2019/20 ta fillojnë me një proces të avansuar të mësimdhënies dhe mësimnxënies.
Platforma “School me”, e cila udhëhiqet nga Iris dhe Asllan Gjinovci, falë ndërmjetësimit të vëllezërve Rrahmani, i ka ofruar shkollës së Smirës mësim digjital pa pagesë.
Projekti ka për qëllim aftësimin e mësimdhënësve për t’i shfrytëzuar burimet online në procesin mësimor si dhe për zhvillimin e kompetencave të nxënësve për shfrytëzimin e këtyre burimeve në procesin e përvetësimit të njohurive dhe zhvillimit të shkathtësive të tyre.
Platforma në veçanti mundëson aftësimin e nxënësve për shfrytëzimin e teknologjisë informative në procesin arsimor, ndërsa njësitë mësimore janë në tërësi në përputhje me planprogramet mësimore.
Pilot projekti i mësimit digjital “School me (“Më mëso mua”), ka filluar në shtator të vitit 2017 na disa shkolla të Kosovës.
Në këto platforma digjitale, përveç mësuesve e nxënësve, qasje mund të kenë edhe prindërit, të cilët nga shtëpia do të mund ta përcjellin ecurinë e fëmijëve të tyre në mësime.
Drejtori i shkollës Xhavit Sahiti ka shprehur mirënjohjen e thellë për këtë donacion me vlerë për mësimdhënësit dhe nxënësit smiras nga Iris dhe Asllan Gjinovci.
Për më shumë informata, klikoni linkun: https://www.schoolme.education/landing/



2 Komente
Pershendetjdee nga Diaspora Ju urojm per punen na ofroni me shum info rreth rregjistrimit flm paraprakisht
Dua te regjistrohem ne shkollen schoolme