Me datën: 14 mars ( e enjte) nga ora 17:00 në Kinemanë e Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, do të shfaqet filmi “Zvicra”.
Hyrja është falas!
Ky film do të shfaqet në kuadër të Javës së Frankofonisë nën organizimin e ambasadës së Zvicrës në Kosovë në bashkëpunim me Komunën e Vitisë, konkretisht të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun dhe nën mbështetjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Filmi është në gjuhën frënge kurse titrat në gjuhën shqipe.
Ju mirëpresim…


