Nxënës e mësimdhënës të SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit”, në pani të nxënësve, prindërve dhe familjarëve, përmes një manifestimi dhe programi artistik, kanë shënuar 7 Marsin-Ditën e Mësuesit. Të pranishmit patën rastin të dëgjojnë poezi, monologje e këngë kushtuar shkollëa dhe mësuesit.

Drejtori i shkollës Xhavit Sahiti tha se arsimi në Smirë që nga viti 1946 ka kaluar nëpër sfida të shumta politike e ekonomike. Por, sipas tij  përkundër kësaj, shkollimi dhe puna nuk u ndalën asnjëherë. Për më shumë, ai tha se nga shkolla e Smirës kanë dalë kuadro të përgatitura të profesioneve të ndryshme. Drejtori Sahiti tregoi se sot shkolla funksionon mirë në të gjitha aspektet dhe ka bashkëpunim të ngushtë me institucione, donatorë dhe prindërit.

Drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini tha se profesioni i mësuesit është më shumë se kaq, sepse arsimdashësit dhe punonjësit e arsimit ditën ta mbajnë barrën edhe në ditët më të vështirë të historisë. Ajo shprehu respektin dhe mirënjohjen edhe në emër të institusioneve për të gjithë ata që kontribuan për shkollēn shqipe.

Edhe Zijadin Sylejmani, kryetar i Shoqatēs “Smira Dardane” në Shkup, shprehu fjalë lavdie dhe nderi për të gjitha përpjekjet e popullit tonë për të pasur lirinë e shkollimit nē gjuhën amtare.

Drejtoria e shkollës ndau lavdata dhe mirënjohje për disa nxënës, mësimdhënēs si dhe për drejtoreshën Fatbardha Emini dhe për Zijadin Sylejmanin.

Leave A Reply