Në fund të këtij gjysmëvjetori dhe të këtij viti kalendarik, Ndërmarrja “Smira” me pronarët Musli dhe Nijazi Fejzullahu gëzuan gjithë nxënësit e nivelit parafillor dhe fillor me 230 pako dhurata.
Ata tha se këto dhurata i ka bërë për të shprehur bashkëndjenjën e solidaritetit dhe festës për Vitin e Ri.
Edhe udhëheqja e shkollës u shpreh falënderuese për këtë gjest të Ndërmarrjes “Smira”.
“Ishte një respekt jo vetëm për fëmijët por edhe për ne si shkollë dhe fshat. Prandaj në emër të nxënësve, mësimdhënësve dhe në emrin tim falenderoj kompaninë “Smira” për gëzimin që i ofroi gjithë këtyre voglushëve”, ka shkruar drejtori i shkollës, Xhavit Sahiti.


